Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
Elisa Spiropali me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës
Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës.
Spiropali dhe anëtarët e Këshillit diskutuan mbi kushtet ligjore për mundësinë e votimit të anëtarëve të Diasporës nga vendet ku jetojnë, të cilat u krijuan pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Spiropali u shprehu anëtarëve të Këshillit mirënjohjen për përkushtimin e tyre për fuqizimin e bashkëpunimit të komuniteteve të Diasporës me Shqipërinë.
‘Tashmë po zgjidhen edhe modalitetet teknike të realizimit të këtij procesi dhe Kuvendi e Këshilli do të bashkëpunojnë për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese që kjo e drejtë politike e fituar të ushtrohet nga sa më shumë pjesëtarë të Diasporës. U diskutua gjithashtu edhe mbi rritjen e kontributit të Diasporës dhe të potencialeve të saj financiare, njerëzore e sociale në zhvillimin e Shqipërisë si edhe mbi bashkëpunimin për krijimin e mundësive për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e lindur në vendet pritëse, duke përdorur edhe format e mësimit online. Investimi për gjuhën shqipe, si përbërës i identitetit dhe faktor i bashkimit të shqiptarëve, do të jetë një prioritet i bashkëpunimit të Kuvendit me Këshillin Koordinues të Diasporës’, tha ajo.
Anëtarët që ishin të pranishëm në takim me kryeparlamentaren ishin, kryetari Mark Gjonaj dhe anëtarët Lazim Destani, Emina Cunmulaj, Rosario Petta, Anxhela Paparizo, Ira Londo, Drita Gjongecaj, Mirela Mezani, Vaxhid Sejdiu, Ardian Lekaj, Besmir Rrjolli, Anila Hyka Smorgrav, Sezar Jakupi, Brikena Muharremi, Ermal Sulaj.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Proteston mamaja e Martin Canit: E çova në shkollë Martinin, por si më erdhi?
18 Dhjetor, 14:27
-
Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore
18 Dhjetor, 14:11
-
FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë
18 Dhjetor, 13:47
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Tiranë/ Shkarkonin inerte në vende të paligjshme, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë! U vendoset 15 milionë lekë gjobë
18 Dhjetor, 13:06
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor, 10:49
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor, 10:02
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma
18 Dhjetor, 09:35