TIRANË - “Konferencat e rreme nuk mund të mbulojnë turpin e shkatërrimit të doganave 9 muajt e vitit '13.” Kështu i përgjigjet drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali, ish-zv/ministrit të Financave Alfred Rushaj.
Reagimi erdhi pak orë pasi Rushaj doli në një deklaratë për shtyp për të quajtur mashtrim deklaratat e djeshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave se shifrat e të ardhurave për muajin tetor ishin në masën 105%.
“Por çfarë përfaqëson “Plani Rama” në të ardhurat doganore? Me aktin normativ, qeveria Rama e uli me rreth 15% realizimin e të ardhurave nga doganat. Ç’do të thotë kjo? Realizimi (sipas qeverisë) me tejkalimin e planit në dogana, është në fakt 1,1 miliardë lekë, apo 11 milionë dollarë më pak se plani që kishte për detyrim të realizonte dogana.
E shprehur në përqindje, realizimi (sipas qeverisë) me tejkalim të planit në dogana, është as më shume, as më pak, por sa 90% e planit që Kuvendi i Shqipërisë i kishte vënë detyrë të realizonte, para se qeveria të miratonte “Planin Rama” me Akt Normativ.”- deklaroi Rushaj. Më pas erdhi dhe reagimi i drejtoreshës së Doganave përmes një postimi në facebook.
“Konferencat e rreme nuk mund të mbulojne turpin e shkatërrimit të doganave 9 muajt e vitit '13. Zoti i dhënte forcë opozitës të gjejë veten!
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com