Spitalet publike në Francë 'po vdesin', do dorëhiqen disa qindra mjekë

Spitalet publike në Francë 'po vdesin', do dorëhiqen disa qindra mjekë

Më shumë se 600 mjekë francezë, duke kërcënuar me dorëheqje, kërkojnë nga qeveria franceze rritjen e financimeve në sektorit shëndetësor ndërkohë që mijëra prej tyre kanë dale në rrugë në të gjithë vendit, të organizuar me sindikatat, protesta të cilat prej një jave kanë gjunjëzuar qytetet kryesorë të Francës.

“Spitalet publike në Francë po vdesin”, thonë mjekët e spitaleve nga e gjithë Franca.

Reagimi i mjekëve vjen në një kohë kur Franca prej 12 ditësh është përfshirë nga grevat.

Dita e sotme ishte sërish e vështirë për udhëtarët që u përballën me pasiguri ndërsa përpiqeshin të shkonin në vendet e tyre të punës, me trenat dhe shërbimet e tjera të transportit më shumë se të përgjysmuara.

Protestuesit kundërshtojnë Ligjin e ri të Pensioneve, të planifikuar nga presidenti Macron.

Sindikatat e transportit u kanë kërkuan punonjësve të sektorëve të tjerë të ekonomisë, ti bashkohen lëvizjes për kushte dhe paga më të mira.

Parisi dhe shumë qytete të tjerë janë paralizuar. Aeroplanët, trenat, transporti urban, rafineritë madje dhe spitalet e shkollat ​​publike, kanë pezulluar aktivitetet.

Policia i trembet lajmeve të përhapura se greva e përgjithshme mud të zgjasë deri në Krishtlindje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë