
Një imazh i kaluar në BBC i foshnjave të porsalindura që mbahen në një ambjent kirurgjikal në Al-Shifa
Të porsalindurit nga spitali al-Shifa u transferuan brenda natës në krahun tjetër të kompleksit të madh spitalor në Gaza pasi njësia neonatale kishte mbetur pa oksigjen.
Këtë gjë e bëri me dije Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al Bursh për CNN.
Bursh tha se foshnjat u morën nga inkubatorët dhe u dërguan në një krah të spitalit ku funksionojnë shpërndarësit e oksigjenit. Furnizimi me oksigjen u ndal pasi një gjenerator u godit në luftime, duke çuar në vdekjen e tre të porsalindurve që nga mbrëmja e së premtes, shtoi al Bursh.
Stafi i spitalit thotë se al-Shifa është nën rrethim dhe izraelitët nuk po lejojnë evakuimin e tij. Mbrëmë zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari mohoi se spitali është nën rrethim, duke shpjeguar se ana lindore është e hapur për kalimin e sigurt të civilëve.
Ai shtoi se stafi ka kërkuar ndihmë për transferimin e fëmijëve të shtruar në një spital më të sigurt dhe se ushtria do të ofrojë ndihmë në këtë drejtim sot.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OBSH: Spitali Al-Shifa në Gaza nuk është më funksional! Netanyahu: Jemi të hapur për marrëveshje mbi lirimin e pengjeve











