Spitali Amerikan ka kërkuar në formë presioni ndaj Report Tv, heqjen e emrit të spitalit nga lajmi i përfshirjes nga flakët të ambienteve të brendshme, ku humbën jetën 3 pacientë.
Spitali Amerikan ka shantazhuar se në të kundërt Report Tv nuk do të përfitojnë nga buxheti i reklamave.
Nga ana tjetër në përgjigje të këtij shantazhi të pakuptimtë dhe krejtësisht të panevojshmë, Report Tv ka sqaruar se nuk do të bëjë asnjë hap që cenon seriozitetin para opinionit publik, në këmbim të një kompromisi banal, në një kohë kur bëhet fjalë për jetë njerëzore të humbura tragjikisht në ambientet e një spitali të konsideruar si më bashkëkohori në vend.
"Edhe pse disa media e kanë pranuar heqjen e emrit të spitalit, ne nuk mund biem pre e shantazhit". "Korrektësia e informacionit vlen më shumë se reklama", thuhet në reagimin e Report Tv.
Ndërkohë, disa media kanë pranuar të fshijnë lajmin e ngjarjes së rëndë, ndërsa të tjera kanë arritur deri aty sa kanë hequr emrin e spitalit privat. Dhe arsyeja e një vendimi të tillë është krejtësisht e kuptueshme...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com