Spitali i Beratit aparatura të reja të
kardiologjisë, 5.9 mln lekë investim

Spitali i Beratit aparatura të reja të<br />kardiologjisë, 5.9 mln lekë investim
BERATI - Spitali i Beratit është i fundit nga 11 spitalet rajonale që janë pajisur me kabinetet e kardiologjisë, në 2 vitet e fundit. 

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin në spitalin rajonal të këtij qyteti ku me një investim prej 5,9 milionë lekësh janë instaluar aparaturat më të reja si ECHO 3D, ato për matjen e ngarkesës së zemrës, holter tensioni arterial dhe holter zemre.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, ky kabinet do të reduktojë fluksin e pacientëve që vijnë nga rrethet drejt qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet. Janë rreth 500 pacientë që nuk do t’i drejtohen më Tiranës, por do ta marrin shërbimin në këtë spital.

"Çdo javë, rreth 10 sëmurë nga Berati detyrohen të shkojnë në Tiranë, ose ta bëjnë privatisht, duke paguar lekë në dorë, vetëm për provën ushtrimore. Këtë vit, 500 vetë do ta marrin shërbimin në spitalin e Beratit, duke shmangur kohën që harxhojnë dhe shpenzimet, por do të na lehtësojnë edhe në Tiranë, sepse do të ketë shumë më pak ngarkesë. Si ky kabinet ka sot në të 11 spitale rajonale të Shqipërisë dhe në tre poliklinika të Tiranës. Praktikisht, kur filluam para 2 vjet e gjysmë nuk kishte fare, sot sëmundjet kardiake që kanë barrën më të madhe të sëmundshmërisë dhe që janë në fokusin e angazhimeve tona janë në vëmendje edhe me diagnostikë sa më pranë qytetarëve,” – theksoi ministri Beqaj.  

Përveç spitaleve rajonale dhe tre poliklinika në Tiranë janë të pajisura me kabinetin e kardiologjisë. Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është mbulimi me shërbim kardiovaskular në të gjithë vendit.

rama beqaj

rama beqaj

Mjeku kardiolog Julian Ranxha e cilësoi një shërbim të domosdoshëm, por deri dje të munguar.

“Është një risi për Beratin, sepse plotëson diagnozën e të sëmurëve kardiakë dhe ata nisen për në Tiranë, thjesht për ndërhyrje”, - tha Ranxha.

Mjeku i vjetër, kardiologu Pavllo Bojaxhi shprehet entuziast që ia arriti të punojë me aparatura të kohës. 

“Pajisje e kohës që i realizon të gjitha në kohë reale. Janë aparatet më të reja, që zgjidhin problemin  e kinetikës dhe informacioneve anatomike të zemrës. Tani, ata që e meritojnë të lëvizin drejt Tiranës, sepse jo të gjithë anë nevojë për të shkuar atje. Kjo minimizon mbingarkesat që krijohen në qendër” – u shpreh Bojaxhi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë