BILISHT- Spitali i Bilishtit ku mijëra banorë të rrethit të Devollit drejtohen për të kërkuar ndihmë mjekësore, nuk mund t’i përmbushë gjithë nevojat e pacientëve për shkak të mungesave në disa shërbime. Gjithçka është pasojë e faktit se pranë këtij spitali nuk ka mjekë nefrolog, neurolog dhe reumatolog, dhe shpesh pacientët detyrohen që t’i drejtohen spitalit rajonal të Korçës, e në raste të tjera edhe kryeqytetit.
Për drejtuesit e spitalit mungesa e mjekëve specialistë është një problematikë e mbartur prej vitesh.
“Për momentin mungesat, përsa i përket spitalit të Bilishtit, janë në tre profile kryesore neurolog, nefrolog dhe reumatolog. Përsa i përket specialiteteve që përmenda mund të them që është bërë një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë dhe shpresojmë që për vitin që vjen këto specialitete të afrohen në spitalin e Bilishtit”, tha drejtori i këtij spitali, Petrika Lame.
Pavarësisht se spitali i Bilishtit ka përmirësuar më së shumti edhe kushtet e shërbimit ndaj pacientëve dhe etikës së bluzave të bardha, të cilat më herët linin për të dëshiruar, shërbimi i ofruar është i pamjaftueshëm përballë fluksit të pacientëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO