Spitali i Krujës, tre muaj
pa antibiotikë

Spitali i Krujës, tre muaj<br />pa antibiotikë
KRUJË - Për t'u shtruar në spitalin e Krujës, pacientëve u duhet të marrin me vete shumë lloj ilaçesh, sidomos antibiotikë.
 
Mjekët pohojnë se spitali është në krizë, pasi mungojnë materialet bazë për të kryer çdo shërbim. Ata thonë se vonesat e medikamenteve nga Ministria e Shëndetësisë kanë sjellë një situatë të vështirë me kurimin e pacientëve, ndërsa mungesa e ilaçeve është një alarm, që ka nisur prej më shumë se tre muajsh.
 
“Gjatë periudhës nga maji e këtej, ne kemi pasur disa mungesa medikamentesh, kryesisht të spektrit të antibiotikëve.  Presim që brenda 2-3 ditëve kjo sasi me koston prej 1.2 milionë lekë të reja të miratohet nga Ministria, e deri në kohën e lëvrimit të këtyre fondeve nga Ministria e Shëndetësisë ne të bëjmë blerjet me prokurim të drejtpërdrejtë”, u shpreh Adrian Mataj, drejtor i spitalit klinik të Krujës.
 
Ai ka shtuar se, “nëpër pavijone ka mungesa, por janë kryesisht mungesa medikamentesh. Ato që janë jetike, që janë jetësore për një ndihmë urgjence, ne i kemi të gjitha”, thotë Mataj. “Ka rreth 3 muaj, që medikamente nuk ka. Të sëmurët shkojnë e blejnë ilaçe tek farmacitë”, shtoi Hamit Bami, mjek specialist urolog.
 
Por aktualisht, pacientët e të gjithë pavijoneve kurohen me ilaçet, që i blejnë vetë sipas recetave, që lëshojnë mjekët nëpër farmacitë e qytetit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim