Spitali i ri i fëmijëve në Durrës/ Rama: Para 7 viteve një investim i tillë nuk imagjinohej! Opozita, një fjalë të keqe, sa herë thith ajër (VIDEO)

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka parë sot nga afër Spitalin e ri të fëmijëve në Durrës. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh krenar për punën e bërë nga Qeveria që ai drejton për sistemin shëndetësor në vend.

Në postimin në Facebook, ku ka shpërndarë videon nga inspektimi, Rama ka edhe një batutë për opozitën, eksponentë të së cilës sipas tij sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!

"Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!

Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t'i shihte ndonjëherë në Shqipëri!

Dhe do të vazhdojmë pa pushim, me mund e me durim, t'ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë", ka shkruar Kryeministri.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 18/11/2020 17:34

    Vazhdo ptogramin o EDI LEGJENDA .....vetem ti e ben shqiperin....leri shpellaret kater kembesh te lehin...historia do flas per ju....tashme ti e ke ber historin....bravo ore njeri i mir...bravo gjigand

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI