TEPELENE - Spitali në qytetin e Tepelenës vetëm emri i ka ngelur pasi shërben vetëm si qendër shëndetësore. Mungesa e specialistëve kirurgë, ORL, reanimacionit, obstetër etj, është një problem i mbartur prej vitesh duke e shndërruar faktikisht spitalin në një qendër shëndetësore me vetëm tetë mjekë të gjithë patologë dhe mjekë të përgjithshëm.
Krevatet bosh janë dëshmi e qartë e mungesës së frekuencës së këtij spitali në ditët e sotme. Për nëndrejtorin e këtij spitali, Avni Bega, gjendja është e njohur nga autoritetet qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe deri më tani, ndonëse kërkesat kanë qenë të shumta në numër për punësimin e specialistëve, nuk është parë të afrohet askush prej tyre. Në këto kushte, operacionet janë bërë me specialistë të ardhur nga Përmeti dhe Gjirokastra.
Të gjitha rastet emergjente që paraqiten në Tepelenë qoftë edhe për një operacion të imët si apandesiti, apo dhe lindje e gradës së dytë, dërgohen në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”.
Ndonëse ambientet dhe kushtet në Spitalin e Tepelenës janë deri diku të pranueshme, nuk është parë e udhës nga dikasteri i Shëndetësisë të marrë në konsideratë apelet e njëpasnjëshme për plotësimin e numrit të mjekëve specialistë.
(pn/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com