Spitali i Traumës për herë të parë strukturë ambulatore! I shtohet skaneri që ekzaminon trupin në 3 minuta, Rama e inspekton bashkë me Manastirliun

Në vetëm 3 minuta, pacientët do të mund të njihen me gjendjen e tyre shëndetësore, falë një pajisjeje të re që do të vendoset në Spitalin e Traumës. Po ashtu, në këtë spital do të ketë strukturë ambulatore dhe shërbim okulistik.

Një skaner i ri i fjalës së fundit të teknologjisë, që në vetëm 3 minuta arrin të ekzaminojë gjithë trupin e pacientit është vendosur në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. 

“Kemi mundësuar që të kemi aparatura të reja bio-mjekësore. Janë 18 grafi digjitale, 4 skanera, 1 angiograf dhe pajisje të tjera të cilat tashmë janë instaluar edhe po vendosen në funksion në spitalet tona. Spitalit të Traumës i është shtuar një skaner i fjalës së fundit të teknologjisë ku mund të bëjnë edhe ekzaminime të tjera intervencionuese, përveç thjesht diagnostikuese. Kemi mundësi që të zhvillohemi më shumë në drejtim të imazherisë”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu panë nga afër edhe punimet që po kryhen në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma, ku për herë të parë do të ketë një strukturë ambulatore.

“Jemi në fazën e parë të investimit të Spitalit të Traumës, ku tashmë puna ka filluar dhe jemi me ritme shumë të mira në rehabilitimin e një prej spitaleve shumë të rëndësishme që është spitali i sëmundjeve të brendshme, në këtë Korpus Universitar. Ka një kapacitet prej 60 shtretërish dhe brenda kësaj strukture, do të ketë për herë të parë një strukturë ambulatore. Faza e dytë vijon me rehabilitimin e Korpusit Qendror”, tha Manastirliu.

Një tjetër shërbim që pritet të hapet për herë të parë në këtë spital, është edhe ai i Okulistikës.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024