Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar lidhur me kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në një postim në rrjetin social Facebook Shehu ka thënë se ky vendim është një hap mbrapa dhe bie ndesh me zhvillimet pozitive të kësaj qendre mjekuese universitare. Shehu tha se ky vendim i kryeministrit është një ndërprerje e zhvillimit pozitiv që ka nisur që prej vitit 1993 në këtë qendër spitalore.
“Ky eshte nje veprim i gabuar, qe bije ndesh me zhvillimet pozitive ne vite te asaj qendre mjekuese e univeristare, me vete linjat e sistemit tone spitalor. Pa asnje dyshim ky eshte nje hap mbrapa ne kete drejtim. Eshte nje nderprerje e nje zhvillimi pozitiv prej 1993, ne momentin kur ajo Qender dhe Spital po marrin nje forme te kenaqeshme, kur atje u krijua nje tradite universitare dhe lider ne fushen e traumes per vendin tone.”
Deputeti demokrat tha se qeveria italiane ka pasur si qëllim investimin në këtë spital ndërsa akuzoi qeverisjen aktuale po “gropos” zhvillimin e spitalve, duke mos u konultuar as me specialistë të fushës.
“ Pikerisht atehere kur atje do te investohen 5 milion E nga Qeveria Italise etj, Qeveria jone kerkon te “gropose” ate cfare eshte arritur ne nje rruge zhvilluese te gjate. Dhe kjo behet pa asnje konsulte me specialistet e fushes, ne fakt dhe ndesh me vete strategjine e Ministrise se Shendetesise. “-tha deputeti demokarat.
Deputeti Shehu tha se kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes do te kete pasoja negative, per ate institucion e sistemin tone spialor.
“Kjo sepse ajo Ministri nuk i ka kapacitet teknike per nje ndermarje te tille. Sepse keshtu ky spital largohet nga rruga e autonomise, se kalimit tek spitali ndermarje e nga lidhja me sistemin sigurativ. Dobesohen maredheniet e tij me sistemin universitar, devijohet nga objektivat kombetare qe ka, demtohet edhe projekti i “Sherbimit Kombetar te Urgjences”. Ky spital i sherben teresisht popullesise civile dhe duke u zhvilluar ne kete menyre se bashku me Spitalin “Shefqet Ndroqi”, do te bejne te mundur jo vetem permiresimin e cilesise se sherbimit, por dhe mundesine e ridimensionimit QSUT.” –shkruan Shehu.
Kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes u kundërshtua dje edhe nga aleatët qeverisës të LSI-së. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilësoi këtë vendim hap prapa dhe i kërkoi qeverisë ta rishikojë me racionalitet këtë vendim të saj.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com