Spitali pediatrik në QSUT pajiset me aparatura të reja, Ministrja: Do rrisë cilësinë e shërbimeve

TIRANË- Spitali i ri Pediatrik në QSUT është pajisur me aparatura të reja, skaner, grafia digjitale dhe eko. Ministrja e Shëndetësis, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër investimin ku tha se këto aparatura do rrisin cilësinë e shërbimit për pacientët e vegjël.

"Eshtë një prej investimeve që i bashkohet tashmë të gjithë investimeve të Spitalit Pediatrik, për të forcuar një prej shërbimeve më të rëndësishme, që është shërbimi i imazherisë në këtë spital. Me këtë skaner të ri, që i shtohet flotës së pajisjeve bio-mjekësore të Spitalit Pediatrik, ne do të kemi mundësi që të ofrojmë një shërbim më të shpejtë, më cilësor për pacientët e vegjël që marrin shërbim dhe kujdes shëndetësor në këtë spital",- tha Ministrja Manastirliu.

Manastirliu foli për planin 2-vjeçar të rritjes së pagave në sistemin shëndetësor publik.

"Duke filluar nga muaji që vjen, ju do të keni mundësi si mjekë specialistë të gëzoni rritjen e pagave, ku paga e mjekëve specialistë rritet me 500 dollarë në muaj, ndërkohë që do të kemi rritjen e pagave edhe për specializantët tanë, të cilët do të paguhen me 80% të pagës së mjekëve specialistë, një pagë e rritur dhe për specializantët ku paga do të shkojë 1000 euro në muaj që është një investim i shtetit për ta, një investim i shqiptarëve për të përgatitur mjekë specialist, në mënyrë që ata pas përfundimit të specializimit të tyre, të mundet të ushtrojë profesionin e tyre për tre vite aty ku nevojë vendi. Edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të ketë rritje 7% për këtë vit dhe duke vijuar me planin tonë për 2024, do të kemi dhe një rritje të targetuar për mjekët e familjes dhe infermierët",- nënvizoi Ministrja Manastirliu.

Flota e imazherisë në Spitali Pediatrik në QSUT është pajisur me skaner, grafi dhe eko. Ky investim në Spitalin Pediatrik vjen pas investimit të ndërtimit të spitalit të ri të Urgjencës, Terapisë Intensive dhe Kirurgjisë Infantile, i cili po pasohet nga faza e dytë e investimit transformues në korpusin pediatrik, që është rehabilitimi i plotë i Pediatrisë së Specialiteteve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zgjedhje: 12/04/2023 11:58

    Duhet të kemi zgjedhje çdo 6 muaj, se aq mendoj do rrojnë aparaturat e reja. Mban njeri përgjegjësi kur i prishin, që të marësh fëmijën në krahë e të shkosh tek klinika e njërit apo tjetrit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'