Spitali Psikiatrik, duhet
reformë totale

Spitali Psikiatrik, duhet<br />reformë totale
TIRANE- Siptali psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan ka filluar t’i rikthehet normalitetit me anë të një reforme totale në infrastrukturë dhe në pajisjet spitalore. Rëndësia e këtij objekti spitalor është e veçantë, pasi në të aktualisht ndodhen të shtruar 324 të sëmurë mendorë. Ky është spitali psikiatrik me numrin më të madh të të shtruarve në vend. Sipas drejtorit të spitalit, Ylli Shehu, gjendja e tij në këto 23 vitet e fundit ka qenë e mjeruar. “Nuk mbahet mend se kur është bërë për herë të fundit rikonstruksion në këtë spital.

Ujërat e zeza qarkullonin në ambientet e brendshme dhe për afro dy muaj jemi marrë me sistemimin e tyre, duke e sjellë gjendjen në normalitet”, shprehet për Shqiptarja.com drejtori i spitalit. “Jam i vendosur që në spitalin psikiatrik çdo i sëmurë ta ndiejë veten komod dhe të mos t’i mungojë ajo që është më kryesorja, përkujdesi mjekësor”, tregon z.Shehu.Ndërkaq, problematikë për t’u zgjidhur në spitalin psikiatrik të Elbasanit mbetet shtimi i ambienteve spitalore për çdo të sëmurë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Bashkimi Europian disa herë kanë kërkuar që të zgjidhet ky problem, por deri më tani ka mbetur në letër. Sipas drejtorit të spitalit, ka një raport jonormal midis sipërfaqes së brëndshme të spitalit dhe të sëmurëve. “Çdo i sëmurë duhet të ketë një sipërfaqe mbi 2.5 m2”, vijon drejtori. Por në spitalin “Sadik Dincci”, ky rregull nuk plotësohet, pasi nëse do të zbatoheshin normat e BE-së, atëherë 100 të sëmurë që tejkalojnë kapacitetin që mundëson ky spital do kërkonin pavione të tjera.

Sipas drejtorit dy pavione, 2-shi dhe 8-ta, nuk duhet të ishin në organikën e insititucionit të tij, sepse në to janë resident pacientë me prapambetjeje mendore të lindur sicc janë ata me sindromën “Down”. Një ndër arsyet pse spitali psikiatrik i Elbasanit ka një numër të lartë pacientësh është fakti se familjarët nuk marrin në shtëpitë e tyre ata të sëmurë mendorë, të cilët nuk janë të rrezikshëm, por e shikojnë spitalin si një azil, ku ata mund të kalojnë vitet e pleqërisë. Në këtë drejtim, shton drejtori Shehu, duhet një ndihmë nga pushteti lokal dhe nga pushteti qendror.

Drejtuesi i këtij institucioni mjekësor, gjithashtu j’u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të shtojnë stafin me mjekë të specializuar, pasi në këtë spital janë gjithësej shtatë mjekë, pjesa më e madhe pa specializimin përkatës. “Më e keqja është se mjekët specialistë nga Tirana refuzojnë të japin ndihmën e tyre për spitalin psikiatrik të Elbasanit, sepse nuk e ndiejnë si detyrim moral të punojnë tek ne. Ministria e Shëndetësisë duhet të ndërhyjë që t’i detyrojë mjekët të ushtrojnë specialitetin e tyre në spitalin tonë”, përfundon prononcimin e tij për Shqiptarja.com, drejtori Ylli Shehu. An.Qo

Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur