Për një periudhë prej tre muajsh, Spitali Rajonal i Fierit do të mbështet te QSUT dhe spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Gjirokastrës për të përmbushur nevojat për barna apo pajisje mjekësore.
Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, botuar në Fletoren Zyrtare, janë këto spitale që do t’i përgjigjen Spitalit Rajonal Fier për të gjitha nevojat për mallra dhe shërbime të domosdoshme, deri në vënien në funksion normal të tij.
Periudha prej tre muajsh përcaktohet si periudhë mobilizimi për përfundimin e procedurave ligjore organizative, administrative etj., për vënien në funksion me kapacitet të plotë të Spitalit.
Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë specifikohet po ashtu se shpenzimet shtesë të spitaleve të përcaktuara për mbulimin e nevojave për mallra dhe shërbime esenciale të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier, do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert më 21 prill dhe do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.


/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Stimulimi i Thellë i Trurit' Në QSUT ndërhyrja kirurgjikale tek pacientja me Parkinson
25 Mars, 11:49
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39
-
Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
10 Mars, 21:54
-
Vëllai 3-vjeçar humbi jetën nga helmimi! Pas 10 ditësh në terapi intensive, 7-vjeçarja kalon rrezikun për jetën! Kthehet në shtëpi
6 Mars, 10:51
-
Lindi me membranë në zemër shërohet bebja 2 muaj e gjysmë! Kardiologu: Rast unik, vogëlushi i mbijetoi 10 arresteve kardiake
5 Mars, 14:03
-
Sukses në Spitalin 'Shefqet Ndroqi': Dy operacione të avancuara në zemër me teknika minimal invazive
25 Shkurt, 18:10
-
Motër e vëlla dyshohet se u helmuan me pesticide! 7-vjeçarja rëndë në QSUT, Prokuroria heton mjekët për neglizhencë por dhe veprimet e prindërve
25 Shkurt, 15:22
-
Misteri me humbjen e jetës së 3-vjeçarit në Shkodër, mjekja Dollenberg: Edhe një grip bëhet i rrezikshëm për fëmijët që nuk kanë anti-trupa
25 Shkurt, 14:43
-
QSUT tha se vdiq nga miokardi akut, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit nga Maliqi! Do t’i nënshtrohet autopsisë! Familjarët dyshime për neglizhencë
25 Shkurt, 10:37
-
Misteri në Shkodër/ Ndërron jetë 3-vjeçari, në gjendje të rëndë motra 7 vjeç! Dyshohet helmim, por spitali nuk ka laborator toksikologjik
24 Shkurt, 16:19
-
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)
22 Shkurt, 09:56
-
Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten! Buxhet rekord për shëndetësinë deri 1 mld euro
21 Shkurt, 14:27