Spitalla, e para zonë e lirë ekonomike, tenderi në Maj

Zona e Spitallës në Durrës e shpallur së fundi zyrtarisht si zonë e lirë ekonomike do të përfshihet në një tender ku pritet të garojnë sipërmarrës të ndryshëm për ta marrë përsipër zhvillimin e saj duke e kthyer në zonë industrisalë.
Sipas burimeve të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, tenderi do të zhvillohet në muajin Maj dhe procedura e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës së lire do të bëhet në zbatim të rregullave dhe procedurave konkurruese, të përcaktuara në ligjin , "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", të ndryshuar.
Pak kohë më parë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ftoi sipërmarrësit të investojnë në këtë zonë dhe lajmëroi se brenda muajit Maj do të shpallet tenderi.
Territori i Spitallës sipas vendimit të fundit të qeverisë ka statusin "Zonë e lirë", që prek një territor me sipërfaqe 22 ha. Në këtë zonë të lirë ekonomike janë disa lloj aktivitetesh ekonomike, që do të zhvillohen për veprimtari prodhuese, përpunimi dhe agropërpunim, veprimtari tregtare import-eksport, shërbime dhe magazinim mallrash si dhe veprimtari ndihmëse. Periudha e funksionimit të zonës së lirë ekonomike do të jetë 35 vjet./atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare