BERLIN - Agjentë të inteligjencës sekrete gjermane kanë përgjuar sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry dhe paraardhësin e tij, Hillary Clinton.
Revista gjermane “Der Spiegel” thotë se përgjimet ishin mbledhur krejt rastësisht dhe se janë shkatërruar menjëherë. Sipas Der Spiegel, agjencia gjermane e inteligjencës kishte përgjuar një bisedë telefonike me satelit të Kerryt, të zhvilluar në vitin 2013.
Raportet në të përditshmen gjermane thonë se spiunët gjermanë kishin spiunuar edhe Hillary Clinton, në kohën që ajo ishte sekretare amerikane e shtetit, në një bisedë telefonike me ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB, Kofi Anan një vit më parë.
Qeveria gjermane ka reaguar menjëherë duke thënë se dy transmetuesit që kapën thirrjet rastësisht, nuk kishin për qëllim përgjimin e zyrtarëve, duke shtuar se një gjë e tillë kishte ndodhur vetëm një herë.
Nëse lajmi konfirmohet, kjo mund të përkeqësojë më tepër marrëdhëniet e acaruara tashmë mes SHBA dhe Gjermanisë. Muajin e kaluar, kreu i CIA-s amerikane u përjashtua pasi rezultoi se kishte përgjuar telefonin celular të kancelares Merkel.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com