20 iranianë, më parë ish anëtar të MEK, janë nën hetim nga SPAK për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Report Tv ka mësuar se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë duke u kryer kontrolle në banesat e tyre.  Pjesa më e madhe e tyre janë nën hetim që prej 3 vitesh!

Bëhet fjalë për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje. GJKKO pak ditë më parë ka miratuar kërkesën e SPAK duke lejuar kontroll të 4 zyrave, 8 apartamenteve me qira e disa objekteve ku këta qëndronin e kryenin aktivitete të ndryshme.

Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish anëtarëve të MEK edhe Hassan HEYRANI, personi që shikoni në foton e mëposhtme. 

1657877824_hasan.jpg

 

Disa nga ambientet e kontrolluara:

Zyra e shoqatës "ASILA" në përdorin (marrë me qira) nga shtetasit Hassan HEYRANI

Apartament në përdorin (marrë me qira) te shtetasit Hassan HEYRANI në rrugën "Karaman Yll 3-të Tiranë.

Autoveturë me targë AA505 RB në pronësi të shtetasit Hassan HEYRANI.

Apartament në përdorim (marrë me qera) të shtetasit Mehdi SOLEIMANI në rrugën "Allaman Dervishi".