Spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK kontrolle në disa banesa në Laç, Lezhë e Fushë-Krujë
Hasan Heyrani, nën hetim dhe dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK
Prokuroria e Posaçme vijon Kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë për aktivitet spiunazhi dhe aktivitet terrorist në Shqipëri kundër MEK.
Report Tv mëson se përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë e Fushë-Krujë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.
Nga kontrolli në këto banesa janë sekuestruar disa sende si Laptopë apo telefona që mund t'i vlejnë hetimit.
Referuar hetimeve të deritanishme të SPAK, dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar nga Ministria e Brendshme e Iranit. Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar një shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.
Në këtë rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptar. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar apo dëbuar lidhur me këtë çështje, ndërkohë që sipas SPAK të gjithë të dyshuarit po mbahen në mbikqyrje nga anti-terrrori dhe agjentë të BKH-së.
20 iranianë, më parë ish anëtar të MEK, janë nën hetim nga SPAK për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Pjesa më e madhe e tyre janë nën hetim që prej 3 vitesh! Bëhet fjalë për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje. GJKKO pak ditë më parë ka miratuar kërkesën e SPAK duke lejuar kontroll të 4 zyrave, 8 apartamenteve me qira e disa objekteve ku këta qëndronin e kryenin aktivitete të ndryshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Operacioni ICARO, SPAK jep detajet zyrtare: 40 persona nën hetim, telefonat e enkriptuar zbuluan organizatën e narkotrafikut
21 Janar, 16:51
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin
21 Janar, 16:24
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar
21 Janar, 15:06
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45