Spiunia 25-vjeçare që
po trondit kolonelët turq

Spiunia 25-vjeçare që <br />po trondit kolonelët turq
ANKARA - Spiunia ruse me flokë të kuqe, Anna Champam, që u kam në SHBA në 2010 nuk është gjë fare, krahasuar me të. Një Mata Hari e vërtetë. Studente universitare e moshës 25-vjeçare, turkja Narin Korkmaz akuzohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të pabesueshëm spiunazhi të udhëhequr nga koloneli Ibrahim Serzer. Të dy, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, për vite të tëra kanë vjedhur sekrete ushtarake në Turqi që më pas t’i tregonin jashtë vendit. Një rrjet i përbërë nga 51 persona – shumë prej të cilëve të arrestuar – të akuzuar nga Prokuroria e Izmirit por të shpërndarë në të gjithë vendin.

Për të arritur tek informacioni që kërkonte grupi ka përdorur shumë sisteme. Nga ofertat në para, dhuratat, ofertat për pushime për këdo sillte të dhëna domethënëse. Deri tek kurthi: zyrtarë të lartë e nëpunës të thjeshtë janë zënë ngushtë me ndihmën e prostitutave të punësuara jashtë vendit: çdo takim seksual është filmuar fshehurazi dhe spiunët më pas kanë detyruar viktimat që të bashkëpunojnë. Me ndihmën e prostitutave janë skeduar rreth 5 mijë persona duke nënvizuar për secilin pikat e dobëta: pasioni për paratë, alkooli, femrat, problemet financiare, feja.

Sipas shtypit turk dëmi është i madh pasi grupi i ka hyrë punës që në vitin 2006 duke vjedhur 165 dokumente sekrete, harta, dhe të dhëna mbi bazat turke, projektet ushtarake dhe shpërndarjen e trupave.

Organizata bazohej në një numër të lartë eksponentësh të forcave të armatosura dhe të trupave speciale, disa në pension e të tjerë në shërbim. Në listën e të akuzuarve figurojnë kolonelë, kapitenë, kreu i Inteligjencës në qendrën Gocuk dhe përgjegjësi për bashkëpunimin e jashtëm në Nënsekretarinë e Mbrojtjes.

Studentja Narin Kormaz kishte detyrën që të gjente vajzat e duhura. Dhe i kërkonte ajo jashtë vendit. Më pas i sillte në Turqi ku krijonte takimet seksuale në hotele luksi ose në apartamente të marrë me qira nga grupi. Disa prej zyrtarëve nuk kishin asnjë problem që të bashkëpunonin në këmbim të parave. Por nëse dikush refuzonte ofertën ishte gati kërcënimi me drita të kuqe.

Po në duart e kujt kanë përfunduar sekretet? Janë të shumta hipotezat që qarkullojnë në median turke. E para drejton gishtin nga Izraeli, vend që i ka prishur marrëdhëniet me Turqinë. Më pas Greqia, rivale historike e Ankarasë: për të paktën një rast duket se ekzistojnë edhe disa elementë prove. Në fund, Rusia që ka goxha interes të mbajë nën vëzhgim turqit.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren