Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, ka kembengulur se është i lumtur dhe se nuk ndihet nën presion pavarësisht paraqitjeve të dobëta të skuadrës në ndeshjet e fundit.
Ai ka thënë se ky nuk është momenti duhur për të folur rreth të ardhmes.
"Jam shumë më fat dhe i lumtur. Nuk jam i lodhur dhe ky nuk është momenti i duhur për të folur rreth të ardhmes time", tha Inzaghi gjatë konferencës për media.
"Kur ju keni një president si Silvio Berlusconi, ju e dini që jeni në duar të sigurta, sepse ai dëshiron më të mirën për Milanin", theksoi ai. //atsh/