/ATSH/. - Skuadra e Manuel Pellegrinit, Manchester City, ka shënuar një nga fitoret më të mëdha të këtij sezoni.
City triumfoi 6-0 kundër QPR-së në sfidën e zhvilluar në Etihad, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në garën e saj për vendin e dyte te kampionat.
Sergio Aguero (4', 50' dhe 65'p), Aleksandar Kolarov (32'), James Milner (70') dhe David Silva (87') realizuan golat e kësaj fitoreje.
City tani ka 73 pikë në vendin e dytë në renditje, tre më shumë se Arsenali, por me dy ndeshje më shumë të zhvilluara.