TIRANE, 24 Mars /ASH-AFP/. - Argjentinasi Diego Simeone, 44 vjeç, ka zgjatur kontraten deri ne 2020 si trajner i Atletico Madrid, beri te ditur klubi madrilen te martën.
"Mund t'u them se kemi zgjatur kontraten e trajnerit tone deri ne 2020?, u shpreh presidenti i klubit bardh e kuq, Enrique Cerezo, ne nje konference shtypi ne Madrid.
Nen kontrate me Atletico deri ne 2017, Simeone, duke zgjatur kontraten deri ne 2020, u dha fund zërave te shtypit javet e fundit per nje largim te tij te mundshem drejt Manchester City apo Paris Saint-Germain.
"Europa League dhe Superkupa e Evrope 2012, Kupa e Mbretit 2013, kampionati i Spanjes 2014: keto jane trofete e marra nga Atletico nen drejtimin e Simeone. /a.ke/