TIRANE, 28 shkurt /ATSH/. - Drejtuesit e klubit anglez te Arsenalit kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetes "Daily Telegraph", menaxheri i ekipit, francezi Arsen Wenger, do të ketë në dispozicion rreth 70 milion euro për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos se veres se ardhshme. Eshte bëre e ditur nga burime te ndryshme se tekniku francez e sheh te nevojshme përforcimin e ekipit me nje mesfushor qendror.
Por, Wenger synon te përforcojë edhe repartin e mbrojtjes, nderkohe qe eshte ne kerkim te nje portieri cilesor, pasi ka shprehur vazhdimisht rezerva per paraqitjen e portiereve qe ka ne dispozicion. /a.ke/