TIRANE, 4 janar /ATSH/. - Bale pritet qe ta vazhdoje kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021!





Drejtuesit e Real Madridit po synojnë ta blindojnë Garath Balen, pas spekulimeve se Manchester United po përgatit një ofertë të majme për ta transferuar në Old Traford.
Sipas gazetes britanike, Daily Star, ish- mesfushori i Tottenhamit pritet ta vazhdoje kontratën me kampionin e Europës dhe botës deri në vitin 2021.
Bale është transferuar tek Real Madrid nga Tottenhami në vitin 2013 për 100 milione euro. Kontrata aktuale e uellsianit skadon në vitin 2019. /a.ke/