TIRANË, 27 Prill / ATSH / Vllaznia në basketboll për meshkuj është një hap larg fitimit të titullit kampion. Kuqeblutë fituan edhe finalen e dytë ndaj Tiranës, duke qenë shumë pranë "kurorës". Në takimin e luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, në një atmosferë inkadeshente sportive, në prani të shumë tifozëve, Vllaznia mundi me rezultatin 65-60 bardheblutë.
Dy periodat e para nuk ishin fort të mira për vendësit. Perioda e parë mbyllet 14-17, e dyta në shifrat 14-15. Pra, pjesa e parë e kësaj sfide përfundoie 28-32. Në dy periodat e tjera, Vllaznia shfaqet krejt ndryshe. Basketbollistët kuqeblu përqendrohen më mirë dhe janë më të saktë në mbrojtje, si dhe rezultojnë efektivë në lojën sulmuese. Në periodën e tretë, Vllaznia kthen gjithçka në favorin e saj. 22-17 përfundon perioda e tretë dhe shkodranët janë vetëm një pikë para, teksa duheshin edhe 10 minuta për t'u luajtur. Tirana s'e ka freskinë e lojës dhe nuk arrin t'i ndryshojë sërish shifrat në favor të saj. 50-48 është rezultati më i thellë për Vllazninë dhe 37-44 për Tiranën. 8 herë gjatë kësaj ndeshjeje ka ndryshuar avantazhi mes dy ekipeve. Sa u përket asisteve, amerikani i Vllaznisë, Hog, dha 6 të tillë, ndërsa te Tirana Vogli dhe Lasku nga 4 secili.
Tashmë, pas kësaj fitoreje, nga 3 ndeshje të mundshme, Vllaznia mjafton që të fitojë njërën prej tyre dhe shpallet skuadra kampione e Shqipërisë. Nëse shkodranët arrijnë të shpallen kampionë, atëherë Vllaznia ruan trofeun, që fitoi edhe sezonin e kaluar, duke u bërë i dyti radhazi. Ndeshja e radhës luhet në kryeqytet dhe ekziston mundësia që Vllaznia ta festojë atje titullin e dytë radhazi.
/k.m/ /a.ke/










