TIRANE - Bayern Munich mund te behet klubi i pare gjerman qe do te paguaje  "100 milionë euro" per marrjen e nje lojtari, eshte shprehur te henen drejtori financiar i kampioneve ne Gjermanise ne fuqi.
"Po, ne mund te paguajme 100 milionë euro per nje lojtar", deklaroi Jan-Christian Dreesen per revisten  Kicker.
Real Madrid eshte aktualisht klubi qe ka realizuar transferten-rekord te uellsianit Gareth Bale ne 2013, ne shumen e 100 milion eurove. Madrilenet me pare mbanin rekordin qe nga 2009 per marrjen nga Manchester United te portugezit Cristiano Ronaldo per me se 94 milionë euro.
Bayern mban rekordin e Bundesliges gjermane per transferten e realizuar ne 2012 nga Athletic Bilbao te spanjollit  Javi Martinez per 39,9 milionë euro. Ne 2013, bavarezet ofruan  37 milionë euro per marrjen e Mario Gözte nga Borussia Dortmund. /ATSH/