TIRANË, 14 shkurt /ATSH-AFP/. - Pas rikthimit ne stervitje ne fillim te kesaj jave, Franck Ribéry, ashtu si dhe Rafinha, pritet te jete titullar ne rikthimin e tij ne 2015, te shtunen ndaj Hamburgut, beri te ditur trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola.
"Franck dhe Rafinha jane stervitur normalisht dhe jane kandidate per nje vend ne formacion", deklaroi Guardiola, i cili do ta ndjeje mungesen e Jérôme Boateng (i pezulluar).
Mesfushori francez dhe anesori brazilian kane munguar ne tre ndeshjet e para te fazes se dyte te kampionatit, i pari pas demtimit muskular ne kofshen e djathte dhe i dyti i demtuar ne ligamentet e kaviljes se majte.
31-vjeçari Ribéry ka munguar per nje kohe te gjate pas problemeve me gjurin dhe ato muskulare. /a.ke/








