BERLIN, 28 korrik /ATSH-DPA/ - Rreth 2 300 atletë hebrenj marrin pjesë në Lojërat Maccabi që u hapën sot në Berlin dhe që do të vazhdojnë deri më 5 gusht.
Basketboll, hokej, futboll dhe tenis janë disa nga sportet që do të zhvillohen në ditën e hapjes së turneut amator ku marrin pjesë 38 vende.
Gjermania po mikpret ngjarjen për herë të parë pas rreth 70 vitesh, që pas përfundimit të Holokaustit.
Vendi kryesor është Parku Olimpik, vend që u ndërtua nga nazistët për Lojërat Olimpike të vitit 1936, ku atletët hebrenj u ndaluan nga konkurimi.
Eberhard Gienger, zëdhënës sportiv për grupin parlamentar qeverisës CDU/CSU e përshkroi mikpritjen e Lojërave Maccabi si një shenjë historike.
Përveç disa sporteve që janë pjesë edhe në Lojërat Olimpike, Lojërat Maccabi gjithashtu përfshijnë shahun dhe lojën me letra, Bridge./   /n.r/   a.jor.