TIRANË- Kreu i Qeverisë botërore të futbollit (FIFA-s), Josef Blater përmes faqes së tij zyrtare twitter ka dënuar ashpër dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Europianit "Franc 2016".
"Futbolli, shkruan Blater, nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoret për mesazhe politike. Unë e dënojë ashpër atë çka ndiodhi mbrëmjen e djeshme në Beogradë", vijon Kreu i FIFA-s, organit më të lartë futbollistik botëror. (Football should never be used for political messages. I strongly condemn ëhat happened in Belgrade last night ).
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë ishte e vlefshme për turin e tretë të Gurpit I në eliminatoret e Eruopianit "Franc 2016". Ndeshja u ndërpre në fillimin e numërimit të minutës së 43; të pjesës së parë. Shkak u bë hedhja e disa fishekzjarrëve në fushë nga ana e tifozëve vendas, ndërsa situata u përshkallëua pas valëvitjes së falmurit etnik shqiptarë në qiellin e Beogradit mbi stadiumin ku po zhvillohej takimi. Mbërthimi i flamurit nga lojtarët Serbë solli dhe përplajse fizike mes lojtarëve, si dhe hyrjen në fushën e blertë të tifozëve vendas të cilët goditën e kërcënuan lojtarët shqiptarë. Ndeshja u pezullua dhe pritet një vendim i UEFA-s mbi fatet e një takimi, që nuk duhej të kapërcente katërkëndëshin e gjelbër të stadiumit të Partizanit të Beogradit./ATSH/
/Shqiptarja.com