TIRANE - Carlo Ancelotti siç duket nuk i ka më mire marredheniet me drejtuesit e klubit te Real Madridit. Tekniku italian flitet se do te shkarkohet nga posti i trajnerit në Real Madrid në se nuk arrin të fitojë titullin e kampionit në La Liga, shkruan shtypi spanjoll.
Real Madridi rrezikon vendin e parë në renditjen e kampionatit pas disfates se turpshme nga Atletico Madrid (4-0), nderkohe qe  Barcelona është afruar vetëm me një pikë nga kreu i tabelës.
Ancelotti, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2016, vetëm para një muaji ishte afër zgjatjes se  kontratës, por vetëm pas 30 ditëve gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike. /ATSH/