Del Piero në stadium
TIRANË, 27 Janar / ATSH - Fituesi i 24 trofeve të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, autori i 344 golave të realizuar dhe i 58031 minutave në fushë, Alessandro Del Piero, ishte sot i pranishëm në orën 10:00 (me orën tonë lokale) në "Hunter Stadium" në Newcastle Australi, për të ndjekur nga afër edhe ndeshjen gjysëmfinale për Kupën e Azisë, që u zhvillua midis vendit organizator, Australisë dhe U.A.E-së (Emirateve të Bashkuara Arabe), ndeshje kjo e cila përfundoi 2 me 0 në favor të australianëve.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ai mori pjesë në "Fan Zone Asian Cup 2015", që u zhvillua në Sidnej, nga ku firmosi mjaft bluza, dha disa intervista, dhe realizoi foto me tifozët e tij ende të shumtë.
Del Piero në Fan Zone Asian Cup 2015
"Në Newcastle.... Paç fat Australi dhe U.A.E në këtë gjysëmfinale", ka shkruajtur "Pinturicchio" në adresën e tijë zyrtare në Facebook, ndërsa në webin e tij "alessandrodelpiero.com" thekson mirënjohjen për popullin australian dhe e quan eksperiencën e tij të kaluar në Australi, si një ndër pasuritë më të bukura të jetës gjatë gjithë eksperiencës së tij si futbollist.
Ish bomberi juventin, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Padova-Itali, Juventus Primavera (të rinjtë e Juventusit) Itali, Juventus FC-Itali, Sydney FC-Australi dhe Delhi Dynamos FC-Indi, edhe pse në rolin e Ambasadorit Ndërkombëtar gjatë këtij turneu, mund të themi se bën tifo për kombëtaren e Australisë.
/k.m//m.m/








