TIRANE, 9 shkurt /ATSH/. - Ronaldo apo Messi? Per kete pergjigjet mesfushori Di Maria.
Angel Di Maria ka krahasuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Ish-mesfushori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka krahasuar dy miqtë e tij, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
Di Maria deklaroi se miqte e tij janë lojtarë krejtësisht të ndryshëm, por të një niveli të njëjtë.
Real Madrid-Barcelona
"Unë gjithmonë e them të njëjtën gjë: Ata janë lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Leo luan në secilën ndeshje, bën depërtime, driblon një, dy ose tre lojtarë me posedim të mrekullueshëm të topit", u shpreh Di Maria.
"Cristiano ka të bëjë më shumë me fuqi dhe gjuajtje nga distanca, pra, ata janë të ndryshëm. Nëse unë do të isha FIFA, do tei jepja dy Topa të Artë, një për ta dhe një për ne të tjerët", shtoi me tej argjentinasi i Manchester United. /a.ke/









