TIRANË, 14 shkurt /ATSH/. - Borussia Dortmund po kalon nëpër një periudhë të vështirë në Bundesligë, ku eshte në zonën e rrezikshme te klasifikimit, duke luftuar për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman.
Pavarësisht kësaj situate, trajneri Jurgen Klopp nuk rrezikon të shkarkohet. Këtë e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Borusia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili ka mohuar raportimet e mediave se Kloppi i është dhënë ultimatum.
"Nuk ka pasur asnjëherë një ultimatum për Kloppin dhe unë nuk mund të imagjinoj nje situatë ku ai do të japë dorëheqjen. Ai ka besim tek ekipi dhe ne kemi shumë më shumë besim te njëri-tjetri", ka theksuar Watzke. /a.ke/