TIRANE, 5 Shkurt /ATSH/. - Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, mund të shkarkohet pas humbjes së fundit të pësuar nga Augsburgu (0-1).





Edhe pse ishte një nga trajnerët më të mirë viteve të fundit, sezoni i dobët që po kalon Borussia Dortmundi i ka shtuar presionin Jurgen Klopp.
Ai tani nga një trajner i pazëvendësueshëm është shndërruar në një trajner që po punon në presion, shkruan gazeta Bild.
Sipas kësaj të fundit, tani Dortmundit i është shtuar edhe presioni i madh i rënies nga Bundesliga, një gjë e paimagjinueshme nga krerët e klubit. /a.ke/