TIRANE, 23 dhjetor/ATSH/. - Pavarësisht se kane zhvilluar nje faze te pare zhgenjyese, trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, nuk dorezohet.
Dortmundi e ka perfunduar fazen e pare te Bundesligës ne Gjermani ne vendin e 17-te (i parafundit), duke grumbulluar vetem 15 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e fundit, Freiburg.
Ne 17 ndeshje te zhvilluar gjate fazes se pare, Dortmundi ka realizuar vetem 4 fitore, 3 barazime e 10 humbje, duke patur nje golavarazh 18-26 (-8).
"Në asnjë rast nuk e hedhim peshqirin. Ne ditët e ardhshme unë do të analizoj situatën bashkë me drejtuesit e klubit, por nje gje eshte e sigurte, ne do te rigjejme vetveten", eshte shprehur Klopp. /a.ke/










