TIRANE, 23 dhjetor/ATSH/. - Pas Juventusit, Ajaxit, Hull City e Real Sociedadit, një tjetër skuadër po interesohet për kosovarin Adnan Januzaj.
Sipas mediave britanike, Evertoni eshte skuadra që ka treguar interesim për lojtarin e Manchester United, të cilin e do si huazim gjatë merkatos se janarit, shkruan gazeta Express.
Aty Januzaj do ta gjente bashkëlojtarët e tij nga Belgjika, Kevin Mirallas dhe Romelu Lukaku, me të cilët ai mund të luajë në sulmin e skuadrës se Evertonit.
Nderkohe, trajneri Louis Van Gaal duket i bindur për ta huazuar Januzaj gjatë merkatos se janarit. /a.ke/










