TIRANE, 27 janar /ATSH/. - Disa ekipe amerikane kanë shfaqur interesim për portierin e Real Madridit, Iker Casillas.





Deklarata e Iker Casillasi, se i pëlqen të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ka mjaftuar disa ekipeve që menjëherë të nisin interesimin për portierin e Real Madridit.
"Nuk e kam problem të them se do të më pëlqente të luaj në SHBA. Do të jetë e vështirë për mua të largohem nga Real Madridi për një tjetër skuadër konkurrente, por mund të kalojë një aventurë në një ligë në zhvillim si MLS", ka deklaruar Casillas.
Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, skuadrat Major League Soccer, LA Galaxy, Toronto dhe New York City, tashmë kanë nisur të interesohen për Casillasin, i cili ka zera se mund të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni. /a.ke/