TIRANE, 3 mars /ATSH-AFP/. - Piloti spanjoll Fernando Alonso, i aksidentuar ne fund te shkurtit gjate nje seance te provave te lira, nuk do te garoje per Çmimin e Madh te hapjes ne Australi ne mesin e marsit, beri te ditur te marten skuderia e tij McLaren, qe do te aktivizoje ne vendin e tij danezin Kevin Magnussen.
"Mjeket (...) i kane keshilluar atij qe te mos garoje per Çmimin e Madh te Australise me 13, 14 e 15 mars.
Fernando i skuderise McLaren-Honda do ndjeki garen e shokeve te tij te ekipit, Jenson Button dhe pilotit rezerve Kevin Magnussen", theksoi skuderia ne nje njoftim zyrtar. /a.ke/