TIRANE, 12 shkurt /ATSH/. - Herbert Fandel, shefi i sektorit te gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, ka paralajmëruar trajnerin e Bayern Munich, Pep Guardiola, që te ndryshoje sjelljet ndaj gjyqtareve.





Sipas tij, Pep Guardiola ka acaruar kohet e fundit gjyqtarët e ndeshjeve. Tekniku spanjoll gjatë ndeshjes ndaj Schalke 04, shkoi me vrap tek gjyqtari anësor për t'u ankuar pasi anuloi golin e Robert Lewandowski kur ndeshja ishte 0-0.
Ndërsa, kur Arjen Robben shënoi golin e epërsisë, ish- trajneri i Barcelonës festoi golin me gjyqtarin e katërt, duke e përqafuar ate sikur të ishte pjesë e stafit teknik.
Por, Herbert Fandel, shefi i sektorit te gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, ka paralajmëruar Pep Guardiolan se po e tepron me nderhyrjet ndaj gjyqtareve.
"Pep Guardiola duhet te beje mire që të ndryshoje sjelljet menjëherë. Me gjithë respektin e duhur, për reagime të forta emocionale, ai kaloi çdo kufi", tha ai. /a.ke/