TIRANE, 24 nentor /ATSH-AFP/. - Paris SG ka konfirmuar te henen se do te zhvilloje nje faze pergatitore ne periudhen e dimrit ne Marrakech, ku do te luaje nje ndeshje miqesore me Inter Milano me 30 dhjetor.
Kjo ndeshje miqesore eshte konfirmuar javen e kaluar edhe nga Federata Marokene e Futbollit.
"Lojtaret e Paris Saint-Germain do te shkojne me 27 dhjetor per nje faze pergatitore ne Marrakech, e cila do te perfundoje me 31 dhjetor",  beri te ditur klubi nepermjet nje njoftimi zyrtar.
Klubi i kryeqytetit njoftoi se kjo faze pergatitore dhe ndeshja ne Marok zhvillohen "ne kuadrin e partenariatit mes  Qatar Tourism Authority (QTA, Zyra e Turizmit e Katarit) dhe Paris Saint-Germain".
PSG ka hapur nje akademi per te rinj (Paris Saint-Germain Academy) ne Marok, prane El Jadida.
Sipas Federates Marokene, edhe Inter Milano do te zhvilloje nje faze pergatitore ne Marrakech ne kuader te kesaj ndeshje miqesore.
Miqesorja do te luhet ne Stadiumin e Madh te Marrakech, qe ka nje kapacitet prej 40.000 vendesh. /a.ke/