Para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet te marten në Allianz Arena, ish- trajneri i Barcelonës e ka pranuar se muajt e fundit kanë qenë më të vështiret në karrierën e deritanishme te tij.
"Muajt e fundit kanë qenë më te veshtiret e karrierës sime si trajner. Unë kam mësuar shumë për pasionin e futbollit", ka theksuar trajneri spanjoll në konferencën për media para ndeshjes me Porton.
"Mars dhe prill janë muajt vendimtare të sezonit dhe kjo është e njëjtë për Porton, Juventusin dhe çdo ekip", ka theksuar Guardiola, i cili beson se lojtarët e Bayernit do ta rikthejnë rezultatin dhe do të kualifikohen në gjysmëfinale. /atsh/
