TIRANE, 14 Gusht /ATSH/. - Trajneri i Bayern Munich, spanjolli Pep Guardiola, ka dhene nje interviste për gazeten Bild para fillimit të sezonit te ri 2015-2016 të Bundesliges gjermane.
Ai ka thënë se këtë sezon të gjithë duhet të veprojnë ashtu siç duhet dhe duhet ta dëgjojnë atë. Sipas tij, i vetmi lojtar në botë që nuk duhet ta dëgjoje atë është Lionel Messi.
"Këtë sezon të gjithë duhet të bëjnë atë qe kerkoj unë dhe unë do të tregoj se si do të shkojnë gjërat e të gjithë duhet të më dëgjojnë. I vetmi lojtar në botë që nuk ka nevojë të më dëgjojë është Messi", theksoi Guardiola për Bild.
Ekipi i drejtuar nga Guardiola sot ne oren 20.30 do te luaje ndeshjen e pare te sezonit te ri kundër Hamburgut. /a.ke/









