TIRANE, 16 shkurt /ATSH/. - Tare: Shqiptarët duhet të kenë një kombëtare futbolli. Ish- sulmuesi i kombëtares shqiptare, tani drejtori sportiv i Lacios, 41-vjecari Igli Tare, në një intervistë për Kohavision, ka rrëfyer punën e tij prej menaxheri, veshtiresite e kenaqesite, shkruan Express.





Duke folur per kombëtaren shqiptare, ai eshte shprehur se beson shumë se CAS-i do të jap pikët e plota për Shqipërinë dhe një fitore eventuale me Armeninë, sipas tij, do ta bënte Shqipërinë shumë afër që të prekte ëndrrën.
Shtatlarti ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës, duke thëne se ka ndjekur ndeshjen ndaj Omanit. "Kam parë ndeshjen që ka fituar 1-0 me Omanin, por unë kam nje deshire tjeter, qe "ne jemi një komb dhe duhet të kemi një kombëtare".
"E respektoj faktin që në këtë moment duhet të jetë edhe kombëtarja e Kosovës, e kam shumë të vështirë të shoh një kombëtare shqiptare, por per momentin shoh veshtiresi",  ka theksuar Tare. /a.ke/