Roberto Mançini, trajner Italian
TIRANE, 29 janar /ATSH/. - Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka konfirmuar se janë në negociata me yllin e Manchester Cityt, Yaya Toure.





Skuadra e Interit nuk ka të ndalur. Neroazzurrët po synojnë që në fund të sezonit ta transferojnë në skuadër edhe yllin e Manchester Cityt, Yaya Toure. Këtë e ka konfirmuar Roberto Mancini.
"Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai ka luajtur për shumë ekipe, në shumë liga si, Belgjika, Spanja, Rusia, Anglia. Atij i mungon vetëm Italia dhe ky mund të jetë një shans i mirë për të", ka deklaruar Mancini.
"Ne jemi duke punuar në atë drejtim. Ka disa lojtarë, të cilët mund të ndryshojnë ekip dhe Yaya është një prej tyre. Vitin e ardhshëm ne mund të përpiqemi për ta marrë", ka theksuar strategu italian. /a.ke/