TIRANE, 24 dhjetor/ATSH/. - Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, po synon ta përforcoje ekipin për pjesën e dytë të sezonit.





Objektiva të trajnerit francez janë Kevin De Bruyne i Wolfsburgut dhe Adnan Januzaj i Machester Unitedit, shkruan gazeta franceze L'Equipe.
Ylli kosovar nuk po aktivizohet shume në formacionin e Louis Van Gaalit dhe gjatë janarit pritet të huazohet ne ndonje skuader tjeter.
Kampioni i Francës është i gatshëm ta transferoje lojtarin e perfaqesueses belge në Paris. Januzaj ka oferta edhe nga Evertoni, Interi dhe Real Sociedad. /a.ke/