GRAMSH – Një incident ka ndodhur sot në mbrëmje në stadiumin e qytetit, ku pas përfundimit të ndeshjes Gramsh –Mamurras, kreu i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, ka hyrë me gjithë automjetin e tij në fushën e futbollit duke shqyer rrjetat. Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar atë në komisariat.

Andi Qosja, korrespodenti i "A1 Report!" informoi se "incidenti ndodhi në përfundim të ndeshjes Gramsh - Mamurras, që doli me rezultatin 0-0. Por, i pakënaqur nga rezultati, Bici  ka hyre me makinën e tij në fushë duke shqyer të dy portat dhe rrezikuar jetën e policëve. Bici ka pretenduar se gjyqtari i ndeshjes ka qënë i njëanshëm dhe nuk ka dhënë drejtësi, ndaj ai e ka marrë përsipër vetë ta bëjë".

"Bie ne sy fakti", - tha Qosja, -"se kryebashkiaku Bici ka qënë i ndaluar nga Komisioni i Disiplinës të hyjë në fushë, për shkak të precedentëve të mëparshëm, por megjithatë ai sërish ka kërcënuar gjyqtaret në dhomat e tyre se s'do t'i lërë të dalin gjallë sot".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)