TIRANE - Lorik Cana, në të ardhmen e afërt mund të transferohet nga Seria A në Bundesligë. Këtë e ka konfirmuar vete kapiteni i kombëtares shqiptare.
Cana, i cili ka luajtur në Francë, Angli e Turqi, ka shprehur simpati të madhe për futbollin gjerman, të cilin ende nuk e ka shijuar në karrierë.
Kontrata me Lacion Canës i skadon në vitin e ardhshëm, por mbrojtesi thotë se mund të transferohet në Gjermani gjatë merkatos se verës, shkruan Express.
"Mund të shkoj në Gjermani verës, apo në vitin e ardhshëm. Kjo varët me kualifikimin e Lacios në kompeticionet evropiane. Me dëshirë do të luaja diku ku nuk kam luajtur më herët dhe Bundesliga do të ishte ideale", ka deklaruar Cana për mediat italiane. /ATSH/