TIRANE, 24 dhjetor /ATSH/. - Manchester United ka kaluar krizën e rezultateve dhe ka arritur që të ngjitet në vendin e tretë në klasifikim me 32 pikë. Ishte kjo aresyeja qe trajneri Louis Van Gaal ka vendosur t'i "shpërbleje" futbollistet dhe stafin teknik.
Tekniku holandez ka vendosur që t'u jape pushim lojtarëve dhe stafit të Machester Unitedit me 25 dhjetor. Kjo është hera e parë pas 27 viteve që ekipi nga Old Trafford pushon për Krishtlindje!
"Unë u dhashë lojtarëve pushim që t'i presin Krishtlindjet me familjet e tyre. Ata duhet të vijnë së bashku të nesërmen këtu në qendrën stërvitoren AON", ka deklaruar holandezi.
" Unë besoj se ata janë më të kënaqur që do të jetë në familjet e tyre dhe shpresoj se ata do të japin edhe më shumë ne ndeshjet e ardhshme", ka theksuar ai. /a.ke/










