TIRANE, 18 shkurt /ATSH/. - Shkodran Mustafi po kalon momente të shkëlqyeshme në La Liga me skuadrën e Valencias. Mbrojtësi shqiptar, nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, ka treguar se është në formë të jashtëzakonshme.
Lojtari i perfaqeseses se Gjermanise po vezhgohet nga klube te rendesishem evropiane si, Borussia Dortmund dhe Tottenhami.
Sipas TalkSport, ekipi i Mauricio Pochettino kërkon ta ketë në skuadër Mustafin për sezonin e ardhshëm. Ekipi anglez ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Valencias për Shkodran Mustafin, por trajneri Pochettino e sheh 22-vjecarin si zëvendësuesin ideal të Younes Kaboul, i cili pritet të largohet nga ekipi.
Nderkohe, sipas SuperDeporte, interesim për mbrojtesin shqiptar ka shfaqur edhe ekipi gjerman Borussia Dortmund.
Mustafi u transferua te Valencia nga ekipi italian i Sampdorias për 8 milion euro. Ai deri më tani ka regjistruar 19 aktivizime dhe tre gola me ekipin nga Mestalla. /a.ke/







